Van Gaal: De Gea në Real Madrid, e mundur

Sporti

Van Gaal: De Gea në Real Madrid, e mundur

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:13

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka pranuar se portieri David de Gea mund të transferohet në Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka pranuar se David de Gea mund të transferohet në Real Madrid.
Portieri spanjoll është objektiv i Los Blancos dhe Van Gaal nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij në fund të sezonit.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Duam ta mbajmë De Gean, por asnjëherë nuk e di se çka mund të ndodh”, deklaroi Van Gaal para ndeshjes me Leicester Cityn.

I lindur në Madrid, De Gea ka vetëm edhe 17 muaj në kontratën e tij me Manchester Unitedin, ku erdhi nga Atletico Madri më 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat