Ky gol e la në gjumë Neuerin (Video)

Sporti

Ky gol e la në gjumë Neuerin (Video)

Më: 30 janar 2015 Në ora: 21:53

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ishte i pafuqishëm tek goli i dytë i Wolfsburgut pasi vetëm e shikoi topin duke hyrë në portën e tij.

Wolfsburg është në epërsi 2:0 ndaj Bayern Munichut pas përfundimit të pjesës së parë.

Një rezultat pak sa i befasishëm duke pasur parasysh fuqinë e gjigantit bavarez, por ndoshta edhe mund të arsyetohet me faktin se vendasit janë skuadra e dytë në renditje.

Si do qoftë, goli i dytë i Wolfsburgut nga Bas Dost përveç se vuri skuadrën nikoqire në pozitë të mirë për të shënuar fitore, ishte i kobshëm për portierin e madh Manuel Neuer, i cili vetëm e shikoi topin duke hyrë në rrjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat