Pajtim Kasami në Juventus?

Sporti

Pajtim Kasami në Juventus?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:59

Agjenti i njohur Mino Raiola, ka vizituar Juventusin, dhe kjo vizitë e tij, ka rritur më të madhe spekulimet në Itali, në lidhje me Pajtim Kasamin dhe Arthur Masuuaku.

Ditëve të fundit në këtë vend, është spekuluar se mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, është afër transferimit në Serie A, pa zbuluar skuadër, por kjo vizitë e agjentit të njohur, ka bërë që spekulime të mëdha të fillojnë për të ardhmen e anëtarit të Olympiakosit.

Ditëve në vazhdim priten zhvillime të reja, por për Pajtim Kasamin, një mundësi e madhe po vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat