Tifozi i ‘Plisave’ rrëfen tmerrin: Ja si na rrahën Policia (FOTO)

Sporti

Tifozi i ‘Plisave’ rrëfen tmerrin: Ja si na rrahën Policia (FOTO)

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:39

Besnik Mujeci ka rrëfyer tmerrin që ndodh në Fan Clubin e tifozëve “Plisat”.

Njëri nga tetë personat që është rrahur nga Policia e Kosovës në në Fan Clubin e tifozëve “Plisat” është edhe Besnik Mujeci.

Ky i fundit në debatin në Info Magazine të Klan Kosovës rrëfeu çka ndodhi pas mesditës së të enjtes në lokalin e tifozëve prishtinas.

Ai ka konfirmuar se në mesin e të rrahurve është edhe portieri i përfaqësuese së Kosovës, Kushtrim Mushica.

“ Kushtrim është godit me shuplaka, shkelma e boksa. Ata e kanë pas shenjën e Policisë së Kosovës pa numër, mendoj që janë ROSU-ja e Pirshtinës”, ka deklaruar Mujeci.

“ Dy shokë i kanë arrestuar, njërin e kanë liruar e njëri e kanë dërguar në qeli në mbyllje. Ai është një gjendje shumë të keqe shëndetësore”, ka thënë Mujeci

“Derisa na kanë rrahur, Policia na thoshin shkoni te Albini. A e keni pa çka ju keni bo shokëve tonë”, theksoi Mujeci, i cili ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i ka kërcënuar që rastin mos ta paraqesin në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat