Higuain rikthehet në Madrid?

Sporti

Higuain rikthehet në Madrid?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:30

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain mund të rikthehet në Madrid. Ylli argjentinas është objektiv i kampionit në fuqi të La Ligës, Atletico Madrid.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Atletico Madrid është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.

Ylli argjentinas u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2013 duke iu bashkuar Napolit. Mirëpo, ai ka një mundësi të re që të rikthehet në kryeqytetin spanjoll.

Diego Simeone synon të vazhdojë me përforcime në skuadër dhe Higuain është një prej futbollistëve që dëshiron t’i ketë në dispozicion të tij për sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi argjentinas spekulohet se kërkohet edhe nga Arsenali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat