Montella: Cuadrado është i Chelseas

Sporti

Montella: Cuadrado është i Chelseas

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:29

Trajneri i Fiorentinas, Vincenzo Montella, e ka konfirmuar transferimin e Juan Cuadrados te Chellsea, dhe ardhjen e mesfushorit egjiptian, Mohamed Salah, në formë huazimi.

Dje Telegrafi raportoi në kohë rekorde se transferimi i Cuadrados është kryer për 33 milionë euro, së bashku me Salah që do t’i bashkohet Romës në formë huazimi, dhe kjo sot u vërtetua gjithashtu edhe nga trajneri i Fiorentinës.

“Natyrisht se si trajner mua më vjen keq për transferimin e Cuadrados, por Fiorentina e ka bërë gjënë e duhur. Nëse Juan ka kushtuar aq shumë është sepse vlen aq shumë, e në anën tjetër Salah do të vijë këtu”, ka thënë Montella për gazetarët.

“Tani do të shohim sa kohë do t’i marrë Mohamedit që të integrohet. Teknikisht ai është i njëjtë me Cuadradon, por nuk mund të kontribuojë në anën defensive, por gjithsesi është lojtar i madh”, ka shtuar tekniku italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat