50 milionë euro për Benzeman

Sporti

50 milionë euro për Benzeman

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:17

Liverpool është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Karim Benzema vazhdon të spekulohet me largim nga Real Madrid. Ylli francez mund të jetë një prej futbollistëve që do të sakrifikohet në fund të këtij sezoni, në mënyrë që Los Blancos të financojnë blerje të reja.

Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Liverpool është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij.

Benzema mund të jetë një zëvendësues i denjë i Luis Suarezit i cili e ka keq Liverpoolin pas largimit nga klubi në verën e vitit të kaluar në drejtim të Barcelonës.

Benzema po ashtu është objektiv i Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat