A do ta sulmojë Seferi nga fillimi polakun?

Sporti

A do ta sulmojë Seferi nga fillimi polakun?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:04

Qyteti Torun i Polonisë po jeton me atmosferën e meçit të madh të boksit në kategorinë cruseir të versionit WBO, që do të zhvillohet nesër (pas orës 21.00) mes kryetrimit shqiptar ,Nuri Seferit dhe polakut, Krzysftof Glowacki. Të dy boksierët zotohen se janë të gatshëm për super sfidën e madhe. Kampioni i Evropës, Seferi për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se është i kënaqur me atmosferën dhe respektin që ia bëjnë në Poloni.

Edhe këshilltari i tij, Luan Dreshaj, shprehet se janë të mirëpritur në mënyrën më të mirë dhe shpresojnë në fitore kundër numrit një në botë. Glowacki deri më tani ka 23 meçe dhe po aq fitore (15 KO) dhe Seferi nga 42 meçe, 36 fitore (20 KO) e 6 humbje. Seferi tha se ka parë video e kundërshtarit dhe i di pikat e tija se ku është më i papërshtatshëm. Kampioni i Evropës në rast të fitores, ka shumë gjasa që të futet në luftë për titullin e botës, kundër gjermanit Marc Huck.

“Bota sot”: Nuri, nesër përballesh në ring me polakun, a jeni në formën më të mirë të mundshme?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat