Zhjeçi: Në disa klube udhëheqin njerëzit e poshtër!

Sporti

Zhjeçi: Në disa klube udhëheqin njerëzit e poshtër!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:59

Gjendja e vështirë ekonomike po detyron disa nga futbollistët të ikin në drejtim të shteteve perëndimore për një jetë më të mirë bile ka prej që kërkojnë edhe azil. Kriza që ka përfshirë në të gjitha aspektet Kosovën po ndikon edhe në sport sidomos në futboll. Shumica e klubeve përballen me krizë financiare dhe shumë herë janë në pozicionin të palakmueshëm: të jesh apo të mos jesh. Pas luftës gjërat ishin më mirë, sportisti paguhej më mirë dhe pagën e kishte pagë. Ndërsa pas 15 viteve gjërat kanë ndryshuar për 360 shkallë! Futbollistët nuk i kanë ato të ardhura që gëzuan pas luftës, tash paguhen me çmimin jo sa e meritojnë për djersën që derdhin në fushën e lojës.

Ish-futbollisti i Prishtinës, Trepçës nga Mitrovica, së fundi edhe i Hajvalisë, dhe ish-kapiteni i kombëtares së Kosovës, Arben Zhjeçi, tha se është e tmerrshme se sa paguhen sot futbollist. Ai aktualisht është pa klub, megjithëse ka një mori oferta, por ka vendosur të bëj zgjidhjen e duhur në ditët e ardhshme. Zhjeçi, futbollist me përvojë të madhe, i dhimbset në shpirt kur sheh sot gjeneratën e re e të talentuar se me çfarë kushtesh ballafaqohet. Ju luani një kohë të gjatë, mund ta bëni një krahasim të futbollit menjëherë pas luftës me të sotmin?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat