Shaqiri nga minuta e parë

Sporti

Shaqiri nga minuta e parë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:24

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, pritet të luajë në formacionin bazë në ballafaqimin e ardhshëm kundër Sassuolos në Serie A.

Pas mungesës në formacionin bazë në dy paraqitjet e deritashme në Serie A, Xherdan Shaqiri do të luajë për herë të parë si titullar në duel me Sassuolon të dielën, raportojnë mediat italiane.

Ylli kosovar, përforcim i cili erdhi në klub gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich, ka bërë dy paraqitje në Serie A, të dyja si rezervist. Por, tani pritet që të jetë në formacionin bazë për takimin me Sassuolon.

Formacioni i mundshëm i Interit: (4-2-3-1): Handanovic; Obi, Ranocchia, Vidic, Dodò; Medel, Guarin; Shaqiri, Kovacic, Podolski; Palacio.

Rezervistët: Carrizo, Berni, Donkor, Krhin, Kuzmanovic, Brozovic, Hernanes, Icardi, Bonazzoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat