Pogba ‘gëzon’ Realin

Sporti

Pogba ‘gëzon’ Realin

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:02

Ylli i Juventusit, Paul Pogba ka shtuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid gjatë verës, duke pranuar se ka filluar të mësojë gjuhën spanjolle.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka dhënë indikacione se mund të transferohet në Spanjë.

Ylli francez është përmendur si objektiv i mundshëm i Real Madridit.

Dhe, ai ka shtuar spekulimet rreth mundësisë së transferimit në Santiago Bernabeu duke pranuar se tashmë ka filluar të mësojë gjuhën spanjolle.

“I kam borxh shumë Fernando Llorentes, ai është profesori im i gjuhës spanjolle”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Pogba, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni, spekulohet se mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat