Nikçi krenar që kaloi në Nurnberg

Sporti

Nikçi krenar që kaloi në Nurnberg

Nga: K.G. Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:31

Futbollisti me prejardhje nga Peja, Adrian Nikçi, do të vazhdojë karrierën në Bundesliga II përkatësisht në ekipin e Nurnbergut, të e cila një kohë pati luajtur edhe Albert Bunjaku. Nikçi së fundi ishte i huazuar në Thun nga Hannoveri dhe tani ka firmosur për një vit me Nurnbergun. Ai ka luajtur në disa klube, si: Zurich, Young Boys, Hannover e Thun. Faqja e klubit gjerman e ka konfirmuar marrëveshjen me Nikçin. “Jam i kënaqur që kam ardhur te një klub me traditë kaq të madhe, si Nurnberg”, ka thënë Nikçi. Në faqe zyrtare të klubit konfirmohet se Nikçi sot do të debutojë në miqësore kundër ekipit nga Çekia, Plzen, e cila luhet në orën 13.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat