Costa tri ndeshje jashtë fushës

Sporti

Costa tri ndeshje jashtë fushës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:16

Sjelljet e pahijshme në fushën e lojës i kanë kushtuar bukur shumë sulmuesit të Chelseas, Diego Costa. Ai nuk falet për gjestet e këqija që bëri në ndeshjen e Capital One Cup kundër Liverpoolit. Ai sanksionohet me tri ndeshje mos lojë për shkak të sjelljeve jo sportive. Trajneri Jose Mourinho, vërtet do të ketë vështirë të gjej zëvendësim adekuat për futbollistin. Ky është një lajm i keq për të para ndeshjes me Manchester Cityn. Ai këtë dënim e ka marr pas shkeljes ndaj mbrojtësit të Liverpoolit, Emre Can. Ai nuk ka të drejtë loje në ndeshjen në Stamford Bridge, e cila luhet nesër në orën 18.30, e vlefshme e javës së 23-të të Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat