Iraku as në vend të tretë

Sporti

Iraku as në vend të tretë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:09

Kombëtarja e Iraku pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Azisë. Futbollistët e të dyja kombëtareve dhanë maksimumin, por Emiratet ishin më konkret në realizimin e rasteve dhe triumfuan. Iraku ishte me një futbollist më pak nga minuta e 55-të, kur Khalaf u përjashtua direk me karton të kuq dhe kjo ndikojë edhe në rrjedhën e lojës. Golat i shënuan: Khalil (16’ e 51’), Al Hajeri (57’ – nga penalltia) për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Salim (28’) e Kalaf (42’) për Irakun. Në finale takohen: Koreja e Jugut dhe Australia, e cila luhet nesër në orën 10.00 sipas kohës evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat