Tërhiqet Bayerni

Sporti

Tërhiqet Bayerni

Më: 30 janar 2015 Në ora: 13:41

Bayerni i Munihut, ka hedhur poshtë mundësinë eventuale për të firmosur me Marco Reus, sipas informacioneve të të përditshmes gjermane Bild që në një artikull ekskluziv liston një sërë motivesh që e kanë çuar kupolën e klubit bavarez në vendimin për t'u tërhequr nga gara për 25-vjeçarin e Dortmundit. Në radhë të parë, në repartin e avancuar Bayerni është i mbipopulluar me lojtarë si Robert Lewandowski, Arjen Robben, Mario Gotze, Franck Ribery dhe Thomas Muller dhe has vështirësi për t'i fituar të gjithë trofte për shkak të nevojës për të mbajtur një lloj ekuilibri në mbrojtje. Mbërritja e Reus sipas Bild veç të tjerash do ta bënte më të vështirë menaxhimin e grupit, diçka që Guardiola kërkon ta evitojë me çdo kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat