A po i del flaka për Higuainin?

Sporti

A po i del flaka për Higuainin?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:53

Ka shumë femra tifoze të futbollit. Disa i duan kombëtaret me asht e zemër e disa klubet dhe disa prej tyre edhe futbollistët. Belen Riodriguez bën tifo për Napolin dhe jo vetëm. Showgirl-i argjentinas, protagonsite në filmin "Non c'e due senza te", që del në kinema më 5 shkurt, ka qenë përherë e lidhur me këtë qytet, jo vetëm pasi njohur bashkëshortin e saj Stefano De Martino.

“Në të vërtetë kam qenë që më parë tifoze e Napolit pasi stërgjyshi im ishte napolitan. Pastaj karakteri im është i tillë, jam dakord me të (Stefano) dhe ndjehem tifoze e Napolit", ka thënë bukuroshja, e njohur edhe për lidhjen me Marco Borriellon. Në fakt, apo i del flaka për argjentinasin, Higuain:? “Higuain. Bëj shumë tifo për Argjentinën dhe për napolitanët, por të them të vërtetën nuk marr shumë vesh nga futbolli. E bëj më shumë për shkak dhe për ti bërë shoqëri tim shoqi”, ka thënë Belen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat