Trajneri i Galatasarayt akuzon Xhemailin!

Sporti

Trajneri i Galatasarayt akuzon Xhemailin!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:24

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, anëtar i Galatasarayt nga Stambolli, duket se nuk i ka edhe aq të mira raportet me trajnerin e tij, Hamza Hamzaoglu. Trajneri e akuzon se Xhemaili nuk i dëgjon këshillat e tij kur futet në lojë. Ndaj, trajneri për këtë e akuzon mesfushorin e kombëtares së Zvicrës. “Nuk mund të futesh në lojë dhe të mos dëgjosh, ai këtë e bën. Ai nuk dëgjon. Nuk kam arritur të nxjerr asgjë nga ajo që kam dashur nga Xhemaili dhe Pandevi, por po mundohemi këtë ta arrijmë. Do të punojmë për ndeshjet e rëndësishme. Ata duhet të arrijnë formën e duhur fizike”, ka thënë Hamzaoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat