Chelsea kërkon Raphael Varanen

Sporti

Chelsea kërkon Raphael Varanen

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:39

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, dëshiron të ribashkohet me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.
Francezi ishte afër të kalojë në Ligën Premier tre vite më parë, por Reali aso kohe mposhti Manchcester United për ta transferuar lojtarin, raporton Telegrafi.

Varane nënshkroi kontratë të re me Realin vitin e kaluar, por London Evening Standard shkruan se Chelsea planifikon të bëjë ofertë për të gjatë verës.

Mourinho e sheh Varanen si një pasardhës ideal për kapitenin John Terry.

21-vjeçari vazhdon të jetë pak i shfrytëzueshëm edhe gjatë këtij sezoni, duke u paraqitur në vetëm shtatë ndeshje në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat