Sturridge: Gerrard, një ditë menaxher i Liverpoolit

Sporti

Sturridge: Gerrard, një ditë menaxher i Liverpoolit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:32

Daniel Sturridge mendon se Steven Gerrard një ditë do të bëhet menaxher i Liverpoolit, pasi ai së fundi zbuloi se do të largohet në fund të sezonit për t’iu bashkuar skuadrës amerikane, Los Angeles Galaxy.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë çfarë ai ka bërë për Liverpoolin si edhe për vendin”, ka thënë Sturridge për BBC Radio, transmeto Telegrafi.

“Ai ende është një model për mua. Unë shoh në të, mendoj se çdokush në skuadër e bën. Ai do të na mungojë shumë – ai është dikush që më ka dhënë shumë përvojë dhe më ka ndihmuar të përmirësohem si person dhe si futbollist”.

“Ai ende është një prej lojtarëve më të mirë. Do të jetë vështirë të zëvendësohet në aspektin futbollistik, le më në dhomën e veshjeve”.

“Ka qenë kënaqësi të luaj me të. Jam i tmerruar që ai largohet. Mendoj se ai do të jetë në klub në një të ardhme të afërt dhe jam i sigurt se do ta menaxhojë klubin një ditë”, ka thënë Sturridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat