Scholes luan rolin e avokatit, i del në mbrojtje Costas

Sporti

Scholes luan rolin e avokatit, i del në mbrojtje Costas

Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:56

Provokoi apo jo Diego Costa futbollistët e Liverpoolit, kjo është ajo që po çon shumë pluhur në futbollin anglez. Costa, sulmues i skuadrës së Chelsea, ka provokuar Skrtelin e Liverpoolit. Nga ana tjetër, ish-mesfushori i Manchester Utd, Paul Scholes, pothuajse në një mënyrë e luan rolin e avokatit, duke i dalë në mbrojtje Costas. “Sa për Diego Costan, unë e shoh atë ndryshe me pjesën tjetër. Mendova se veprimet e tij ishin të ulëta dhe ai ishte nën provokimin ekstrem të Skrtel, i cili e ka provokuar edhe më herët. Pikëpamja ime ishte se Costa u shqelmua shumë dhe në fakt durimi i tij është për t'u admiruar”, ka thënë Scholes. Costa këtë incident e bërë në ndeshjen e Capitaol One Cup, ku u ndeshen Chelsea-Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat