Magani: Tolerimet? Nuk më pëlqejnë 3 pikë të dhuruara

Sporti

Magani: Tolerimet? Nuk më pëlqejnë 3 pikë të dhuruara

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:33

Trajneri garanton se Tirana nuk do të kontribuojë negativisht në këtë drejtim, por njëherazi askush nuk mund të garantojë sjelljen e rivalëve.

Trajneri i Tiranës Gugash Magani është i bindur se mungesat objektive nuk do të ndikojnë në lojën që do të zhvillojë Tirana në sfidën që do të luhet kundër Flamurtarit të premten në 18:00 në Elbasan. Bulku dhe Karabeci nuk janë të disponueshëm ndërkohë që Ristevski nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë. Tirana i ka marrë deri tani 4 pikë Flamurtarit duke fituar 1-0 në Tiranë në fazën e parë e duke barazuar 0-0 në fazën e dytë në Vlorë.

"Per shkak kartonash do te mungoje kapiteni Bulku. Ristevski nuk eshte ne kondicionin e duhur ndaj nuk do te jete. Rikthehet Bakaj dhe ky do të jetë një lajm i mirë. Edhe Karabeci po i afrohet kondicionit qe nevojitet."

Lajmet negative që kanë përfshirë futbollin shqiptar për Maganin nuk janë një kompetencë që duhet diskutuar nga niveli teknik. Ai gjithsesi garanton se Tirana nuk do të kontribuojë negativisht në këtë drejtim, por njëherazi askush nuk mund të garantojë sjelljen e rivalëve. Po nëse dikush i hap portën Tiranës në 5 minutat e fundit cfarë do të ndodhë?

"Kemi biseduar me lojtaret dhe klubin. Nuk mund te marr persiper te komentoj problematikat qe kane patur ndeshjet ne takimet e tjera. Nuk me pelqen asnje tolerim sepse asnje trajneri nuk i pelqen te marre 3 pike te dhuruara, madje as nje trofe ne menyre te tille nuk te shijon."

Tirana gjendet në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve tre pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivalët e Kukësit. Tirana-Flamurtari në Elbasan të premten në 18.00 është ndeshja e parë e javës së 20 të Kategorisë Superiore. Ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat