Xabi Alonso: Gati të luftojmë për çdo trofe

Sporti

Xabi Alonso: Gati të luftojmë për çdo trofe

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:09

Spanjolli kërkon përqëndrim nga skuadra e tij në pjesën e mbetur të sezonit, pasi sipas mesfushorit iberik bavarezët nuk kanë fituar ende asgjë.

Bayerni i Mynihut është gati për startin e fazës së dytë të Bundesligës. Edhe pse këtë të Premte bavarezët do të kenë një sfidë delikate në letër pasi do të sfidojnë Wolsburgun e vendit të dytë në Wolkswagen Arena, në kampin e kampionëve të Gjermanisë optimizmi për një fitore të mundshme është shumë i madh. Mesfushori spanjoll Xabi Alonso pavarësisht mungesave që do të ketë Bayerni në këtë përballje është i bindur se skuadra e tij do të zhvillojë një paraqitje të mirë.

" Po unë mendoj se të gjithëve u ka munguar Bundesliga, megjithatë kampionati tashmë do të rifillojë. Ne gjatë këtyre tre javëve jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për të zhvilluar një fazë të dytë pozitive. Sfida jonë e parë do të jetë ndaj Wolfsburgut, një skuadër që me meritë mban vendin e dytë në klasifikim, unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por kam besim se mund të fitojmë".

Bayerni kryeson Bundesligën gjermane me 11 pikë avantazh ndaj Wolsburgut, gjithsesi Xabi Alonso kërkon përqëndrim nga skuadra e tij në pjesën e mbetur të sezonit, pasi sipas mesfushorit iberik bavarezët nuk kanë fituar ende asgjë. I pyetur për objektivat e ekipit të Guardiolës në këtë sezon, 33-vjecari ishte mëse i qartë në përgjigjen e tij.

"Ne duhet ti marim ndeshjet një e nga një, pasi sezoni është akoma shumë i gjatë dhe asgjë nuk ka përfunduar. Duhet të jemi në formën tonë optimale pasi vetëm kështu mund të arrimë objektivat që i kemi vënë vetes. Kemi përpara sfida shumë të forta, gjithsesi të jeni të sigurtë se ne si Bayern do të bëjmë gjithcka për të triumfuar në Bundesligë, në Kupën e Gjermanisë dhe mbi të gjitha në Uefa Champions League këtë sezon".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat