Rexhepi: Ka pasur të mira, por më shumë të këqija!

Sporti

Rexhepi: Ka pasur të mira, por më shumë të këqija!

Nga: Kemaj Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:45

Mbrojtësi shtatlartë (192 cm), Lum Rexhepi, me ekipin e ri të tij nga Norvegjia, Lillestrom, përgatitjet do t’i vazhdojnë për dhjetë ditë në La Manga të Spanjës. Futbollisti me prejardhje nga Ferizaj ditë më parë nënshkroi kontratë për tre vite me ekipin e mirënjohur Lillestrom dhe pret të dëshmojë cilësitë e tija. Ai ka treguar arsyet se çfarë e shtyn t’i bashkohet Lillestromit, pasi që edicionin e kaluar luajti për ekipin e elitës finlandeze, Honka.

“Arsyet që erdha në Lillestrom janë se Liga e Norvegjisë është e respektuar në ligat më të mëdha evropiane”, tha Rexhepi, ndryshe është anëtar i kombëtares së Kosovës. Çfarë mund të na thoni për aventurën që keni pasur në Honka? “Në kohën sa isha në Honka ka pasur shumë të mira, por edhe më shumë të këqija.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat