Berisha: Grupi është i fortë por do ta kalojmë!

Sporti

Berisha: Grupi është i fortë por do ta kalojmë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:43

Sigal Prishtina tani është në grupin D të Ligës Ballkanike dhe do të startojë me dy humbje, si dhe në vendin e fundit (e katërta). Ky bilanc vjen si pasqyrë e rezultateve që ka arritur në grupin B, ku pati zënë vendin e katërt me 12 pikë. Megjithatë, Sigal Prishtina është në grup me Rilskin Sportist nga Bullgaria, Sutjeskën (Mali i Zi) dhe Kozuv (Maqedonia). Kampioni në fuqi i Kosovës përgatitet për garat e Ligës Ballkanike që të ketë paraqitje më të frytshme. Dardan Berisha, basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe më i miri në vend, tha se nuk kanë pritur fitore aq të lehtë (103:76) kundër Pejës. “Nuk e kemi pritur një lojë aq të lehtë sidomos pas ndeshjeve të fundit që i kemi pasur të dobëta. Jemi kthyer në formë dhe besoj që luajtëm shumë mirë, e me meritë fituam”, tha Berisha. Sipas tij, të gjitha skuadrat kur luajnë me Prishtinën motivohen shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat