Viti 2015, shpresë e futbollistëve të Kosovës

Sporti

Viti 2015, shpresë e futbollistëve të Kosovës

Nga: Shkruan: Nexhmedin Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:41

Reagimet sportive
Pas ndryshimeve që do të ndodhin në muajin maj,gjegjësisht me 29 maj në asociacionin më të lart botëror të futbollit, FIFA, shtohen shpresat për futbollistët e Kosovës, se më në fund do të vijë edhe pranimi i plotë në instancat më të larta të futbollit, pra FIFA dhe UEFA. Akumulimi i punës shumëvjeçare që plotë 23 vite,dokumentacioni dhe dëshmitë e shumta gjatë këtyre viteve, pra që nga 1992 e gjer më sot (edhe pse gjer me tani hasën në vesh të shurdhër dhe sy të verbuar), që nga qershori i këtij viti, situata do të ndryshojë në të mirë të futbollit të Kosovës. Premtimet nga manifestimi që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, ne dhjetëpikëshin e ndryshimit në FIFA, zgjedhjet për president të ri të FIFA -s, ku konkurrojnë kandidat me kredibilitet të madh, pra van Praag (Holandë) Champagne (Francë), Hussein (Jordani), shtohen shpresat se më në fund në këtë instancë do të vendoset rend dhe ligj, pa kurdisje dhe pa korrupsion.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat