Femra që e ka dorën në tokë e trupin në ajër!

Sporti

Femra që e ka dorën në tokë e trupin në ajër!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:03

Shumë sporte janë atraktive, por disa i kalojnë edhe përmasat e atraktivitetit, duke mbjell emocione të thella. Si gjithmonë sportet luftarake, pastaj Formula 1, MotpGP, garat e kërcimeve në ski dhe pastaj edhe ato alpike, sjellin momente sa të ankthshme aq edhe emocionuese, por edhe një kënaqësi shpirtërore! Edhe gjimnastika është nga sportet tejet inztresante dhe shumë herë të lë pa frymë.

Kampionia e Kosovës në gjimnastikë, Qëndresa Ramadani, para pak ditësh e konfirmoi se nuk është lehtë të merresh me sportin e shkathtësive trupore, sepse duhet shumë punë. Ajo shihet në foto ku para disa kohe ishte në njërën nga stërvitjet shumë të vështira që e bënte në natyrë, kur komplet shuplakën e dorës e ka të vendosur në tokë dhe trupin në ajër! Ajo vetëm me një dorë mbahet në tokë dhe krejt peshimin e trupit e ka në ajër, duke bërë njërën nga atraksionet e saja të sportit të gjimnastikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat