Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka zbuluar se sulmuesi Lionel Messi u përplas me trajnerin Luis Enrique gjatë një seance stërvitore, më herët gjatë këtij muaji.
Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka bërë të ditur se Lionel Messi dhe trajneri Luis Enrique janë përplasur mes vete në stërvitje, më herët gjatë këtij muaji.
Ylli argjentinas raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira me Enriquen. Dje, Mathieu ka pranuar se sulmuesi pati një incident me trajnerin.
“Ndodhi pas rikthimit nga pushimet. Fatkeqësisht, Leo e humbi durimin pas një ndërhyrje që nuk i ishte dhënë në stërvitje”, deklaroi Mathieu për “RMC”.
“Gjërat u tensionuan dhe ata shkëmbyen disa fjalë të ashpra. Enrique iu afrua në zhveshtore dhe bisedoi me të, duke i dhënë fund gjithçkaje”, theksoi francezi.