Juanfran, Neymar kujtoje Gjermaninë!

Sporti

Juanfran, Neymar kujtoje Gjermaninë!

Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:07

Futbollistët e Atletico Madridit i ka kapur një inat shumë që u eliminuan nga gara e Kupës së Mbretit. Ata janë shumë të inatosur nga humbja si vendas prej Barcelonës me rezultat 3:2. Neymar ua dogji zemrën keqe fortë me dy gola të realizuara. Dhe ngushëllimi i vetëm për futbollistin e Atleticos, Juanfran, pa dyshim është kur i preferon Neymarit ta kujtoj gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, kur Gjermania mposhti Brazilin me rezultat 7:1! Gabi që u përjashtua nga loja në minutën e 45-të, nuk ka fjalë të mira për Neymarin. “Ai ka një mënyrë të pazakonshme të lojës, sidomos kur fiton. Ai gjithmonë bën gjeste në fushë, sidomos kur është në epërsi. Askujt nuk i pëlqen të humb dhe këto gjëra iu irritojnë”, tha Gabi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat