Hitzfeld flet për Shaqirin: ...mund të bëhet e rrezikshme

Sporti

Hitzfeld flet për Shaqirin: ...mund të bëhet e rrezikshme

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:57

Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka dhënë një deklaratë interesante për portalin italian, ‘Tuttomercatoweb’. Ai vlerëson hapin e Xherdan Shaqirit që u largua nga Bayerni dhe shkoi në Inter. Ai i njeh cilësitë shumë mirë të Shaqirit, i cili është alfa dhe omega e kombëtares së Zvicrës. “Jo të gjithë futbollistët e pranojnë bankën e zëvendësuesve. Kjo mund të bëhet e rrezikshme, sidomos në pjesën e dytë të sezonit kur futbollistët fillojnë të jenë të pakënaqur që janë zëvendësues. Ekziston rreziku që ndonjëri prej tyre të shpërthejë”, thotë Hitzfeld.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat