Sjellja e Neymarit...

Sporti

Sjellja e Neymarit...

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:45

Futbollisti Neymar ishte autor i dy golave për Barcelonën e cila në udhëtim e mundi me rezultat 3:2 Atletico Madridin dhe falë triumfit edhe në takimin e parë me 1:0, me rezultat të përgjithshëm 4:2 u kualifikuan për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Neymar ishte figura më e mirë e ndeshjes, por disi paksa e prishi në momentin kur e zëvendësoi trajneri, Luis Enrique, duke u sjellë në mënyrë jo edhe ashtu si i ka hije. Enrique, ka një shpjegim për sjelljen e tij në minutën e 77-të.

“Sjellja e Neymar ishte ajo e përhershmja, me shumë dëshpërim pasi ai gjithmonë kërkon më të mirën nga vetja. Neymar e kupton kështu futbollin, megjithatë unë dua t'i them atij që askush nuk do ta zëvendësojë pasi në radhë të parë është një lojtar thelbësor për skuadrën, edhe pse ne na pëlqen që ai të tregohet i guximshëm. A jam i kënaqur me kualifikimin? Të them të drejtën me pëlqeu paraqitja e skuadrës time, sidomos reagimi i ekipit pasi atij goli shumë të shpejtë që morë”, tha trajneri katalunas. “Atletico janë një ekip i mahnitshëm dhe ata janë duke bërë një punë të madhe, duke fituar tituj në një mënyrë të madhe”, tha Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat