Austalian Open: Sharapova e Williams në finale

Sporti

Austalian Open: Sharapova e Williams në finale

Më: 29 janar 2015 Në ora: 07:33

Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka arritur në finalen për femra të turneut Australian Open.

Sharapova ka mundur rusen tjetër, Ekaterina Makarova, në Melburn, me rezultat 6-3, 6-2.

Në finale, Sharapova do të takojë tenisten amerikane, Serena Williams.

Willimas, me 18 tituj Grand Slam, ka mundur tenisten Madison Keys në një tjetër gjysmëfinale të luajtur në Melburn.

Turneu i tenisit Australian Open ka nisur më 19 janar dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat