Koln kontrollon Facebook-un e Mavrajt

Sporti

Koln kontrollon Facebook-un e Mavrajt

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:10

Klubi gjerman i Koln mund të kontrollojë profilin zyrtar në Facebook dhe, madje, t’ia pengojë publikimin e disa videove me tematikë fetare.

Kjo ka ndodhur pasi mbrojtësi nga Istogu njihet publikisht si një besimtar i devotshëm i besimit islam dhe ka postuar edhe foto me Kur'anin.

Së fundmi, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka postuar në profilin e tij në Facebook një video të "Gjeneratës së Islamit", që më pas është fshirë. Sipas portalit gjerman "ksta.de", Koln mund të marrë masa ndaj mbrojtësit 28-vjeçar.

Mërgim Mavraj ka gati 280 mijë fansa në Facebook dhe është futbollisti me më shumë ndjekës tek Koln, sa i përket Facebookut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat