Taulant Xhaka, protagonist në faqen e UEFA Champions League

Sporti

Taulant Xhaka, protagonist në faqen e UEFA Champions League

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:05

23 vjecari i Bazel ka dhënë një konferencë virtuale për shtyp në profilin zyrtar të kompeticionit madhor për klubet në Facebook.

Taulant Xhaka protagonist në faqen zyrtare të Uefa Champions League. 23 vjecari i Bazel ka dhënë një konferencë virtuale për shtyp në profilin zyrtar të kompeticionit madhor për klubet në Facebook ku iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet nga fansat e tij. Ndër cilësitë e një futbollisti të epokës moderne Xhaka vlerëson nivelin e lartë fizik, ndërsa për sa i përket idhujve të tij, rrëfen se ata janë Zinedine Zidane dhe Cafu.

Për sa i përket futbolltëve më të mirë në aktivitet Taulant Xhaka vlerëson si më të mirin për momentin Cristiano Ronaldon. Natyrisht që për Taulant Xhakën nuk mund të mungonin edhe pyetjet në shqip, me 23 vjecarin që shpjegon se momentet më të mira të karrierës për të në nivel klubesh janë sukseset ndaj Chelsea dhe Liverpulit në Champions League nërsa zbulon edhe ëndrrën e tij për të luajtur në një skuadër me vëllain e tij Granit Xhaka. Në raundin e 1/8 të Champions League Bazeli do të përballet me Porton, një sfidë e shumëpritur kjo për Taulentin ku është pregatitur për tu përballur vecanërisht me dy kundërshtarë të niveliot të lartë sic janë Jackson Martinez dhe Yacine Brahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat