Mourinho ''voton'' Figon për president të FIFA-s

Sporti

Mourinho ''voton'' Figon për president të FIFA-s

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:36

Sipas The Special One, karakteri dhe pasioni që Figo ka për futbollin janë arsyet kryesore se pse ish lojtari i Realit meriton postin e drejtuesit.

Më 26 janar Jose Mourinho festoi 52 vjetorin e tij dhe pikërisht pas dy ditësh ''Football Association'' mendoi t'i bënte dhuratën më të keqe të mundshme trajnerit luzitan. Pas deklaratave të tij se në Angli ekziston një fushate kundër klubit londinez, duke shtuar dhe intervistën e dhënë në fund të vitit të shkuar ku Jose Mourinho u shpreh për mediat se gjyqtarët ndihen gjithmonë në presion për të influencuar në dëm të Chelseas, federata angleze nuk ka vonuar të përgjigjet duke ndëshkuar portugezin me një gjobë prej 25.000 stërlinash.

Pavarësisht problemeve, 52 vjecari nuk mund të linte pa komentuar kandidaturën e bashkëkombasit të tij Luis Figo për presidencën e FIFA-s. Sipas The Special One, karakteri dhe pasioni që Figo ka për futbollin janë arsyet kryesore se pse ish lojtari i Realit meriton postin e drejtuesit. Mourinho shpregoi se me 42 vjecarin në krye, FIFA do të përmirësojë marrdhëniet mes federatave të të gjitha shteteve. ''Kjo do te sjellë bashkëpunim për një futboll më të bukur dhe largpamësia e tij do ti bejë mirë këtij sporti'' tha ai. Trajneri i Chelseas u shpreh i bindur se Figo ka shanse reale të fitojë zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhe 29 maj në Zyrih të Zvicrës. Kandidatura e portugezit i bashkohet asaj të princit të Jordanise Ali bin Hussein, aktualisht zëvendës president i FIFA-s, predisentit të federatës Holandeze të futbollit, Michel van Praag dhe ish futbollistit David Ginola dhe Jerome Champagne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat