K. Afrikës, Bregu i Fildishtë në çerekfinale, Guinea e Mali drejt shortit

Sporti

K. Afrikës, Bregu i Fildishtë në çerekfinale, Guinea e Mali drejt shortit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:35

Elefantët në ndeshjen e fundit të vlefshme për grupin D mposhtën me rezultatin 1-0, Kamerunin.

Bregu i Fildishtë përmbush pritshmëritë si skuadra favorite për të fituar këtë edicion të Kupës së Afrikës, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të kompeticionit si kokë grupi. Elefantët në ndeshjen e fundit të vlefshme për grupin D mposhtën me rezultatin 1-0, Kamerunin duke u prerë këtyre të fundit biletën e kthimit për në shtëpi. Një gol shumë i bukur i lojtarit të St. Ettiene në kampionatin francez Max Gradel në pjesën e parë i mjaftoi Bregut të Fildishtë për të hedhur në tapet luanët e Kamerunit dhe për ta mbyllur grupin në kuotën e 5 pikëve.

Megjithatë e pabesueshjma ndodhi në sfidën tjetër të këtij grupi të zhvilluar në Estadio de Mongomo mes Guineas dhe Malit. Rezultati nuk ishte aspak surprizë pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1 me gola të Constant për Guinenë dhe Maiga për Malin, por për vetë faktin se të dyja skuadrat e mbyllën fazën e grupeve në kuotën e 3 pikëve dhe me golevarazh të barabartë 3-3 do të duhet të hidhet një short special për të përcaktuar kombëtaren e kualifikuar për tej. Bregu i Fildishtë në çerekfinale do të gjejë përballë Algjerinë, ndërsa skuadra që do të dalë e fituar nga shorti që do të hidhet në orët e ardhshme mes Guinesë dhe Malit do të sfidojë Ganën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat