Sergio Ramos në radarët e Chelsea

Sporti

Sergio Ramos në radarët e Chelsea

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:56

Lajmi më i fundit vjen nga Anglia ku aludohet se drejtues të Chelsea-t kanë lidhur kontaktet me vëllain dhe njëkohësisht menaxherin e mbrojësit.

Fakti që Sergio Ramos vazhdon të mos pranojë rinovimin e ofruar nga ana e presidentit të Realit, Florentino Perez ka krijuar një lumë polemikash rreth të ardhmes së tij. Lajmi më i fundit vjen nga Anglia ku aludohet se drejtues të Chelsea-t kanë lidhur kontaktet me vëllain dhe njëkohësisht menaxherin e mbrojësit, Rene, për të mësuar nëse lojtarit do t'i interesonte të luante një ditë në ''Stamford Bridge''.

Mourinho e ka të qartë nevojën e një mbrojtësi premtues për vitin e ardhshëm dhe Ramos momentalish është alternativa më e mirë e mundëshme. Problemi i vetëm qëndron në marrdhënien mes portugezit dhe futbollistit i cili në vitin e fundit të Mourinhos në Madrid pati disa përplasje që mendohet se ndikuan në largimin e teknikut nga "los blancos". Pavarësisht konflikteve me Sergio Ramos, nese ky i fundit pranon të luajë për ekipin e Abramovich, Mourinho njësoj si me Fabregas do të kërcas dhëmbet dhe do të ketë në njëmbëdhjetëshen e tij një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. Gjithsesi vetë trajneri i londinezëve shpesh herë përpara gazetarëve ka deklaruar hapur dëshiren për të pasur në ekipin e tij një mbrojtës të Realit, por jo Ramos. Mbrojesi me i mirë në botë, sic preferon ta quaj Mourinho, është Varane dhe pikërisht francezi është lojtari që 52 vjecari do të shohë me fanellën e Chelseas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat