Cështja ndaj tij u hap me kërkesë të Cheivos që pretendojnë se portieri para se të nënshkruante me Lazion kishte firmosur një kontratë me klubin veronez.
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha vijon të përndiqet nga cështja disiplinore që shoqëroi zbarkimin e tij në Itali edhe 1 vit e gjysmë pas kalimit te Lazio. Prokurori Federal ka përcjellë për gjykimn në Seksionin Disiplinor të Gjykatës Federale Kombëtare në Itali, portierin shqiptar duke e cilësuar fajtor pasi ka nënshkruar kontratën me Lazion duke qenë nën kontratë me Chievon.
Në materialin e prokurorit shkruhet teksualisht se Berisha, "ka nënshkruar variantin e Federimit dhe kontratën me Ss Lazio në datën 1 shtator të 2013, me dokumentet që janë depozituar në Zyrën e Federimeve të Federatës Italiane të Futbollit, edhe pse më parë kishte nënshkruar të njëjtët dokumenta si dhe kontratën me Chievon në datën 29 korrik 2013 , duke shkelur në këtë mënyrë rregullin që ndalon futbollistët të nënshkruajë kërkesa federimi me disa shoqëri në të njëjtin sezon sportiv. Në këtë më nyrë fjala tani i takon Seksionit Disiplinor të Federartës që do të duhet ta gjykojë cështjen duke marrë një vendim në lidhje me Berishën.
Cështja ndaj tij u hap me kërkesë të Cheivos që pretendojnë se portieri që në atë kohë luante për Kalmar në Suedi para se të nënshkruante me Lazion kishte firmosur një kontratë me klubin veronez, skenar ky që është kontestuar gjithmonë nga vetë Berisha.