Bale ngacmon Ronaldon

Sporti

Bale ngacmon Ronaldon

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:53

Superylli i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe ndaj Ronaldos. Ai nuk ka pranuar të thotë se portugezi është lojtar më i mirë.

Bale ka thënë se ai mendon se është lojtar më i mirë se Ronaldo, ndërsa Ronaldo mendon se është më i mirë se Bale. Me këto fjalë, kuptojmë se Bale nuk ka dashur të lëshojë pe te portugezi.

"Unë mendoj se fitues ndaj Ronaldos do të jem unë, ndërsa ai mendon se fitues do të jetë ai", tha Bale.

"Sidoqoftë, do të jetë një garim mjaft madhështor", përfundoi uellsiani, i cili ka qenë në konflikt me Ronaldon në disa ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat