Mustafi: Ronaldo është i frustruar!

Sporti

Mustafi: Ronaldo është i frustruar!

Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:20

Mbrojtësi shqiptar i kampionit të Botës, Gjermanisë, Shkodran Mustafi, anëtar i klubit Valencia, është i lumtur që luan në Kampionatin e Spanjës. Valencia tani është në vend të katërt me 41 pikë pas 20 jave dhe ka shtatë më pak se Real Madridi, që kryeson renditjen. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, vëmendjen e ka për sfidën e 2 shkurtit, ku luajnë si mysafir i Malaga-s, e cila është edhe derbi. Valencia ka synim katër vendet e para që të kualifikohet në garat e ardhshme të Champions League.

Mustafi komenton edhe situatën që po kalon Cristiano Ronaldo pas kartonit të kuq të marrë në Cordoba. “Më pëlqen të flas për ekipin tim por dua të theksoj se dënimi ndaj Ronaldos duhet të jetë i njëjtë me atë të lojtarëve të tjerë kur bëjnë të tilla gjeste. Gjesti kur u tregoi tifozëve të Cordobas stemën e Botërorit të Klubeve është një tregues i qartë se ai është i frustruar”, thotë Mustafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat