Lajm i tmerrshëm për Behramin

Sporti

Lajm i tmerrshëm për Behramin

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:57

Lajmi më i keq i mundshëm është për mesfushorin nga Kosova, Valon Behrami, i cili pritet t’i mungojë për gjashtë ndeshje skuadrës së tij, Hamburg, e cila lufton për të siguruar mbijetesën në elitën gjermane. Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton se Behrami pritet të mungojë në gjashtë ndeshjet e para të pjesës së dytë të kampionatit. Behrami para disa kohe ka operuar gjurin, por shërimi ka shkuar më ngadalë se sa është pritur. “Shpresoj se Valon Behrami do të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur. Por, gjasat nuk janë edhe aq të mira dhe një rikthim në fushë në fillim të sezonin ka kaluar tashmë”, ka thënë Peter Knäbel, drejtor i klubit të Hamburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat