Costa u desh të përjashtohej? (Video)

Sporti

Costa u desh të përjashtohej? (Video)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:53

Gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ndodhi një incident, i cili nuk u vërejt nga arbitri që ndante drejtësinë.
Diego Costa bëri një sjellje jo të hijshme duke e shkelur në këmbë Emre Canin, teksa ky i fundit ishte i shtrirë.

Braziliano-spanjolli ishte me fat që shpëtoi pa u ndëshkuar, mirëpo ka gjasa që të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit pas shikimit të xhirimeve.

Sido që të jetë, Chelsea e arriti qëllimin kryesor duke u kualifikuar në finalen e Wembleyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat