Garë interesante në Schladming

Sporti

Garë interesante në Schladming

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:17

Skiatori italian, Stefano Gross, me gjithë përpjekjet nuk arriti më shumë se në vendin e dytë, ku ngeci për një sekondë e 44 qindtat nga fituesi i garës, rusi Alexander Khoroshilov. Gara ishte mjaft interesante, por si befasi doli Khoroshilov, i cili triumfoi në sllallom në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. Gjermani Felix Neureuther renditet në vend të tretë por me kohë më të dobët për shtatë të qindtat se pozita e dyta. Gjermani tjetër, Fritz Dopfer, zuri vendin e katërt dhe 19 të qindtat e ndanë nga podiumi, kurse Mattias Hargin nga Suedia mbeti në vend të tetë dhe një pozitë më poshtë Markus Larsson. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, kryeson me 1014 pikë, pasojnë: Kjetil Jansrud 834, Felix Neureuther 662, Alexis Pinturault 654, Fritz Dopfer 637, Dominik Paris 603, Hannes Reichelt 438, Henrik Kristoffersen 433 me pikë, kurse në renditjen e përgjithshme në sllallom, Felix Neureuther, udhëheq me 540 pikë, pastaj Marcel Hirscher 474, Fritz Dopfer 399, Stefano Gross me 384 pikë.

Rezultatet

1. Alexander Khoroshilov (Rusia) 1:46.39
2. Stefano Gross (Italia) 1.44
3. Felix Neureuther (Gjermania) 1.51
4. Fritz Dopfer (Gjermania) 1.70
5. Linus Strasser (Gjermania) 1.93
6. Giuliano Razzoli (Italia) 2.03
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 2.07
8. Mattias Hargin (Suedia) 2.31
9. Markus Larsson (Suedia) 2.50
10. Daniel Yule (Zvicra) 2.56

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat