Chelsea pas vazhdimeve siguron finalen

Sporti

Chelsea pas vazhdimeve siguron finalen

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:43

Chelsea e trajnerit Jose Mourinho e ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar në finale të Kupës së Ligës, pasi e mposhti Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Në fakt, Chelsea ndeshjen e dytë e fitoi 1-0, dhe atë vetëm pas vazhdimeve, sepse koha e rregull nuk sjelli gola. Në minutën e katërt Chelsea e shënoi golin e vetëm në ndeshje, kurse realizues ishte mbrojtësi Ivanovic.
Në këtë mënyre skuadra londineze është në rrugë të mirë për të fituar trofeun e parë në këtë edicion garash, pasi gjasat që kjo skuadër të dal e suksesshme edhe në kompeticionet tjera është e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat