Kupa e Afrikës, Gana e Algjeria në çerekfinale

Sporti

Kupa e Afrikës, Gana e Algjeria në çerekfinale

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:25

"Yjet e Zinj" të Ganës, kaluan me përmbysje Afrikën e Jugut 2-1 duke u ngjitur në vendin e katërt të grupit C, në kuotën e 6 pikëve, po aq sa "Dhelpërat e Shkretëtirës" t

Gana dhe Algjeria presin biletat për në çerekfinalet e Kupës së Afrikës. "Yjet e Zinj" të Ganës, kaluan me përmbysje Afrikën e Jugut 2-1 duke u ngjitur në vendin e katërt të grupit C, në kuotën e 6 pikëve, po aq sa "Dhelpërat e Shkretëtirës" të Algjerisë por që kishin humbur përballjen direkte në shifrat 2-1.

Në Malabo algjerianët kaluan në avantazh pas 11 minutash me Mahrez që shënoi pasi u gjend i vetëm para portierit falë një krosimi që nga mesi i fushës. Në minutën e 37 të pjesës së dytë erdhi dhe dyfishimi ne Bentaleb pas asistit të Feghouli. Algjeria fitoi 2-0 duke dërguar në shtëpi Senegalin që do t'i kishte mjaftuar edhe barazimi për t'u kualifikuar.

Në Mongomo në minutën e 17 Masango kaloi në avantazh Afrikën e Jugut me një parabolë nga 20 metrat, por në minutën e 28 të pjesës së dytë erdhi barazimi i Ganës me Boye, ndërsa në të 8 finalizimi i Andre Ayew vulosi shifrat në 2-1, rezultat që çon Ganën në çerekfinale si kryesuese e grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat