Simeone, optimist për sfidën me Barçën

Sporti

Simeone, optimist për sfidën me Barçën

Më: 27 janar 2015 Në ora: 22:54

Sfiden e parë në ''Camp Nou'' Atletico e humbi me rezultatin minimal 1-0.

Diego Simeone analizoi në një konferencë për shtyp sfidën e ardhshme ku ''los colchoneros'' do të përballen me Barcelonën. Sfiden e parë në ''Camp Nou'' Atletico e humbi me rezultatin minimal 1-0. Trajneri argjentinas u shfaq besimplotë se nëse ekipi i tij jep maksimumin ka mundësi reale për të vazhduar në fazën tjetër.

''Nuk mund të parashikoj ndeshjen. Është e vështirë të thuash se si do të luajnë ekipet apo të parashikosh rezultatin final. Në Bernabeu pas 30 sekondash fitonim 1-0 dhe këtë nuk e kishim planifikuar, ndaj ajo që mund të them është se ne e dimë lojën që duhet të bëjmë për të marrë një rezultat pozitiv dhe pikërisht kjo është ajo që do të tentojmë''.

Cholo përfitoi nga kjo konferencë duke i bërë një thirrje tifozëve që do të jenë të pranishem për të ndjekur sfidën nga stolat e ''Vincente Calderon''.

''Është normale që tifozët në Calderon të jenë të zjarrtë. Nuk ndjej nevojën t'iu dërgoj mesazh, thjesht ju them të jeni ashtu si gjithmonë më të mirët. T'i transmetoni lojtarëve besimin tuaj dhe t'i jepni zemër në cdo rast të krijuar''.

44 vjecari tregoi se Koke, një nga elementet më të rëndësishem të skuadrës është në pikëpyetje për këtë sfidë. Gjithsesi tekniku siguroi se lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin.

''Koke? Do shohim gjëndjen e tij fizike përpara ndeshjes dhe më pas do të vendosim. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të gatshëm për sfidën me Barcen, dhe nese Koke mungon nuk ka argjë për t'u shqetësuar sepse ka lojtarë të tjerë që presin të luajnë''.

Duke thumbuar kundershtarët El Cholo tregoi se bari në fushën e Vincente Calderon është në një gjëndje shumë të keqe.

''Jemi stërvitur në Calderon dy herët e fundit sepse dua që lojtarët e mi të mësohen me të ftohtin dhe fushën në këto kushte moti. Sa për fushën mund të them se është në një gjëndje tepër të rënduar''.

Në fund Simeone foli dhe për rivalet e të cilet i pret në formë të Barcelones mirë dhe me dëshire për të luajtur futboll të bukur.

''Sfida do të jetë njesoj si ato te mëparëshmet. E luftuar dhe me dëshire për të fituar. Barca po kalon një moment të mirë megjithatë unë pres që ekipi im të përgjigjet në fushë dhe në do të luajmë futboll me stilin tonë duke shpresuar që kjo taktikë të na ndihmojë për të avancuar më tej''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat