Seferi: Nuk është lehtë të luftosh në vend të huaj

Sporti

Seferi: Nuk është lehtë të luftosh në vend të huaj

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:02

Është i përgatitur deri në pikën e fundit kryetrimi shqiptar, Nuri Seferi, i cili njihet si ‘Tysoni shqiptar’. Boksieri shqiptar që bokson në versionin WBO në cruseir, nuk i trembet aspak numrit një në botë, polakut Krzysztof Glowacki. Një meç që pritet me kërshëri nga kudo që janë shqiptarët dhe duan fitoren e Seferit, ndërsa në kampin e polakut është një lloj frike, duke i njohur cilësitë e shqiptarit.

Të shtunën (me 31 janar, pas orës 21.00), Seferi do të zbarkojë në ring dhe t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin, ky i fundit është si vendas. Seferi fare nuk mërzitet dhe as që është në presion ani se polaku bokson në konak. Seferi është kampioni aktual i Evropës dhe synimi i tij është vetëm fitorja. Edhe këshilltari i tij, Luan Dreshaj pretendon se Nuriu është favorit. Nuriu së bashku me Luanin flasin ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” para supersfidës të së shtunës. Një sfidë që sjellë emocione të mëdha dhe që zgjon në këmbë dashamirë më të zjarrtë të këtij sporti.
“Bota sot”, Nuri, po vjen lufta e madhe e 31 janarit, por sa jeni të përgatitur ndaj boksierit polak, Glowacki, dhe ku pretendoni se keni përparësitë?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat