Vështirë për Kosovën

Sporti

Vështirë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:00

Vështirë është të përballohet gjendja materiale në të cilën po kalojnë një pjesë e skuadrave elite në futboll. Me gjithë vështirësitë materiale që kanë disa nga ekipet, po punojnë dhe përgatiten maksimalisht. Po gjejnë forcë që të përgatiten sa më mirë dhe me shpresë se do të vijnë kohë më të mira. Kampioni në fuqi, Kosova nga Vushtrria, kolektiv që u ballafaqua me krizë financiare në stinorin vjeshtor, pretendon të jetë sa më i përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit. Vushtrriasit dimëruan në vend të tretë me 25 pikë dhe minus tre nga Feronikeli nga Drenasi, e cila kryeson renditjen. Futbollisti më përvojë, Faruk Statovci, tha se skuadra e tij, Kosova, ka plotë 22 ditë që ka filluar përgatitjet dhe shkojnë mjaft mirë. “Për momentin mirë është shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat