Zidane: Benzema kurrë nuk do të shënojë 60 gola

Sporti

Zidane: Benzema kurrë nuk do të shënojë 60 gola

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:26

Ikona e Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dalur në mbrojtje bashkëkombësit të tij, duke thënë se ata nuk duhet të presin nga Benzema të shënojë 60 gola që të bëhet lojtar i madh.

Zidane ka thënë se Benzema nuk duhet të presin nga Benzema që të jetë si Cristiano Ronaldo, pasi ai nuk do të arrijë kurrë të shënojë 60 gola për një sezon të vetëm.

“Unë ende nuk e di se pse Benzema shumë herë kritikohet”, tha Zidane për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Ndoshta njerëzit presin nga ai që të shënojë 60 gola ashtu sikurse Cristiano Ronaldo, por kjo gjë nuk do të ndodh”.

“Benzema është si një playmaker. Ai dëshiron të luaj një lojë me lidhje dhe pasime”, përfundoi francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat