Kryesi teknike e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Sporti

Kryesi teknike e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:25

Me datën 26 janar 2015 në shtepinë e sporteve duke filluar nga ora 16 e 30 ishte thirrur Kuvendi i Punës së FVK-së i paraparë me dispozita statutare e normative. Në hapjen e punimeve të këtij kuvendi fillimisht pas insistimit të delegateve u formua komisioni verifikus i mandateve për verifikimin e delegatëve dhe kourumit në kuvend. Pasi që u procedua me rendin e dites i hartuar nga Kryteari dhe bordi i deritashëm - Delegati I klubit të volejbollit “Drita” femrat nga Gjilani: z.Lorik Ilazi kërkoj nga delegatët të futet edhe nje pikë në rendin e ditës, që ishte: Votëbesimi i Kryetarit dhe bordit të FVK-së dhe ketë të bazuar në dispozitat statutare. Pas debateve në mes te Kryetarit dhe delegatëve të Kuvendit me shumicë votash ky propozim i z.Lorik Ilazi u futë në rend dite që ishtre pika për mocion të Mosbesimit të Kryetarit dhe Bordit. Me pas Kuvendi miratoi rendin e ditës me pikën shtesë dhe filloj punën duke shqyrtuar pikat sipas renditjes. Pika e pare ishte: Raporti i Punës dhe ai Financiar në mes dy Kuvendeve. Pas diskutimeve për këtë pikë shumica e delegatëve e kundershtuan raportin në fjalë si varfnjak dhe i pa arsyshëm dhe që dëshmonte mos punën e Kryetarit dhe antarëve të Bordit karshi detyrimeve të marra nga kuvendi,. Gjithashtu u cek nga delgatëst që kuvendet e punës duhet të mbahet qdo vitë me dispozita statutare dhe që një i tillë nuk ishte mbajtur vitin e kaluar. Raporti i punës të bashkangjitur e kishte edhe një raporte financiar i cili ishte në një fletë me tabelë dhe numra dhe pa asnjë mbulesë faturore apo emërtim se qysh janë shpenzuar ato mjete financiare, dhe gjithashtu ishte një raport financiar që nuk kishte marrur as miratimin e bordit ekzistues. Pasë diskutimeve në këtë pikë shumë anëtarë të bordin si dhe nënkryetari z.Agron Istogu njoftuan delegatët e kuvendit se asnjëherë nuk është dhënë raportë financiar në bordë nga ana e kryetarit edhe pse është kërkuar një gjë e tillë, Pas diskutimeve në këtë pikë vje dhe kërkesa ekryetarit te FKS-së për miratimin e kësaj pike e cila nuk merr votat e mjaftueshme dhe miratimin. Pika e dytë e rendit të ditës ishte Planprogrami i Aktivitetevete të FVK-së për vitin 2015 i cili u diskutua pjesërishtë dhe kaloj me disa ndryshime në aspektin organizativ. Pika e Tretë e Rendit të ditës ishte TË NDRYSHME ne të cilën delegatët propozuan që të ndryshohet edhe neni i rregullores së mbrendshme që rregullon aktivizimin e lojtarëve dhe lojtareve e huaj/a që aktivizohen në kampinaotin tonë nuk do te jetë ma 6 (gjashtë) ndeshje por 30% e ndeshjve (4 ndeshje) që të ata/ato kenë të drejtë të luajnë në fazën FINALE të "Play-Off", "Play-Out"dhe FINALET e “Kupës së Kosovës”. Në të njejtën pikë delegatët vendosën që në afatin e dytë kalimtarë tu lejohet kalimi i lojtarëve vendorë nga klubi në klub vetëm me marrëveshje të klubeve dhe kjo të futet në aplikim qysh nga kjo ditë dhe nga ky afatë kalimtar. Pika e katërt e rendit të dites ishte Votëbesimi I Kryetarit dhe Bordit të FVK-së dhe këtë pikë kryetari nuk dëshironte ta hudhte në votim pasi kërkonte të shmangej nga kjo pikë me arsyetimin se nuk keni të drejt dhe zgjati mledhjen më shumë se plot 1 orë ku në fund edhe largojë disa delegatë nga Kuvendi dhe doli edhe vet ai vetëm që kjo pikë e rednit të ditës most ë votohet!
Pas lëshimit të kuvendit nga ana e kryetarit të FVK-së dhe disa delegatëve mledhja e kuvendit vazhdoj sipas rregullores së kuvendit në baza të statutit dhe në munges të kryetarit mbledhjen vazhdoj ta drejton nënëkryetari I FVK-së z.Agron Istogu. I cili paraprakisht kërkoj nga Komisioni për verifikim të korumit dhe mandatëve që të verifikoj prezencën e delegatëve në kuvend se a egziston shumica e nevojshme për vazhdimin e punimeve të kuvendit. Komisioni në fjalë verifikoj prenzencën e delegatëve në kuvendë dhe konstatoj se në sallë të pranishëm ishin shumica e mjastueshme e delegatëve nga sa numronte kuvendi dhe se janë plotësuar kushtet e parapara me statutë të FVK-së për të vazhduar me pikën e rendit të ditës. Delegatet me shumicë apsolute pa asnje vote kunder dhe asbnjë abstenim votuan për shkarkimin e Kryetarit z.Xhavit Mustafa dhe Bordit të FVK-së. Po ashtu Delegatët propozuan Kryesinë Teknike për pergatitjen e kuvendit zgjedhorë mbrenda afatit të paraparë më statutin e FVK-së, thuhet në komunikatë.
Dhe në Kryesinë Teknike u zgjodhën 5 anëtarë të cilët janë me ketë përbërje:
Kryetar: Lorik ILAZI nga KV “Drita” femrat nga Gjilani,
Anëtar: Ramiz SHALA nga KV “Drenica-R&Rukolli” meshkujtë nga Skenderaj,
Anëtar: Pakiza KOSOVA nga KV “Trepqa” femrat nga Mitrovica,
Anëtar: Valon NIKQI nga KV “Prishtina Volej” meshkujtë nga Prishtina dhe
Anëtar: Arif ELEZI nga KV “Trepqa” femrat nga Mitrovica.
Kjo kryesi teknike ka për obligim përgatitjen e kuvendit zgjedhorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat