Dënohet Mexes që sulmoi Canën e Maurin

Sporti

Dënohet Mexes që sulmoi Canën e Maurin

Më: 27 janar 2015 Në ora: 14:16

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, është dënuar me katër ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë. Arsyet e dënimit të Mexes është se ai kapi për fyti Lorik Canën dhe deshi të qëroi hesapet me Stefano Maurin. Andaj këtij futbollisti, kjo sjellje e pahijshme i ka kushtuar mjaft shtrenjtë dhe tani do të mbetet për 4 ndeshje jashtë fushës. Mungesa e tij pa dyshim se do të jetë një hendikep edhe për ekipin e Milanit. Flitet se pas atij gjesti Mexes rrezikon seriozisht të largohet nga klubi i Milanit, pasi zyrtarët e klubit e kanë kritikuar ashpër për këtë sjellje të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat